Loading…

Eskalon protesa që u organizua për mbrojtjen e kurdëve: Shfaqen kosovarët që e duan Erdoganin

  • 19/10/2019 | 14:42

Eskalon protesa që u organizua për mbrojtjen e kurdëve: Shfaqen kosovarët që e duan Erdoganin

Protesta e thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në solidaritet me Kurdët, nuk ka kaluar pa incidente dhe konfrontime fjalësh, madje disa kanë dalë në mbrojtje të Presidentit të Turqisë Rexhe Tayyp Erdogan, shkruan Gazeta Metro.


Një numër i vogël përkrahësish që janë kundër ndërhyrjes së Turqisë në Siri, kishin dalur të protestojnë para Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”, me parullën “Standup4ROJAVA”.

Kjo ngjarje u mbajt si rezultat i veprimeve të Turqisë qe ka ndërmarrë një sulm fillimisht ajror dhe me pas edhe me ushtrinë dhe forcat tokësore në verilindje të Sirisë, ku ka hapur luftë ndaj popullatës kurde atje.

Por në sheshin “Skënderbeu”, nuk munguan përplasjet me fjalë mes përkrahësve të Erdoganit që po ashtu kishin dal për të kundërshtuar këtë protestë, shkruan indeksonline.

Ata ishin kategorikisht kundër ideologjisë që kjo protestë  të mbahej edhe në Kosovë.

Thirrjet “Turkie”, “Turkie”  nuk munguan por as shenjat pro Turqisë nga numri prej afër 10 qytetarëve.indeksonline./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë