Loading…

Eskalon protesta në Toronto: Dhunë mes protestuesve pro-izraelitë dhe atyre palestinezë

  • 16/05/2021 | 17:52

Eskalon protesta në Toronto: Dhunë mes protestuesve pro-izraelitë dhe atyre palestinezë

Disa protestues pro-izraelit u sulmuan nga protestuesit pro-palestinez në protestat që po mbaheshin në Toronto, transmeton Gazeta Metro.


Pamjet të filmuara afër vendit të demonstratës në Sheshin Nathan Philips në qendër të Torontos, treguan një bandë demonstruesish pro-palestinezë që sulmonin me dhunë një të moshuar. Një numër i tyre ishin të maskuar.

Banda hodhi objekte të ndryshme dhe rrahu burrin, si dhe viktimat e tjera me sende të ndryshme.

Sipas Qendrës për Izraelin dhe Çështjet Hebraike, “një grup protestuesish që mbanin një flamur palestinez u vërsulën dhe sulmuan brutalisht një numër të vogël të demonstruesve pro-izraelit”.

CIJA tha se sulmi të shtunën ishte “i fundit në një seri incidentesh alarmante gjatë javës së kaluar që e bën të qartë se aktivistët anti-Izraelit, po kërkojnë të përdorin dhunën aktuale në Lindjen e Mesme si një justifikim për të synuar komunitetin hebre të Torontos për frikësim, dhe urrejtje. ”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë