Loading…

Eskalon Sheshel, shan me nënë kolegen e tij në Parlament |VIDEO

  • 26/04/2018 | 19:15

Eskalon Sheshel, shan me nënë kolegen e tij në Parlament |VIDEO

Lideri i Partisë radikale serbe, Voisllav Sheshel, është në qendër të vëmendjes këto dita në të gjithë Serbinë, sot ai bëri përsëri një skandal tjetër në Kuvendin e Serbisë. Sheshel tani po shan me nënë kolegët e tij, deputeten  Marinika Tepiq dhe deputetin Radoslav Milojiçiq.

Ishte deputetja serbe Marinika Tepiq, e cila bëri që të eskaloj situata në parlamentin serb, ajo ju drejtuar me një pyetje prokuroren Zagorka Dolovac nëse do të marrë nismën për ndalimin e Partisë Radikale Serbe, pas vendimit të Tribunalit të Hagës për të dënuar me 10 vjet burg Sheshel për shkak të krimeve të luftës, shkruan gazetametro.net.

Sheshel reagoi ndaj kësaj deklarate duke e fyer deputeten me fjalët të rënda, duke fyer  me nënë.

Gjithë kjo është xhiruar përmes telefonit nga deputeti i DS-së, Radoslav Milojiçiq, të cilin Sheshel po ashtu e ka sharë në të njëjtën mënyrë, shkruan gazetametro.net.

Sheshel ishte në qendër të vëmendjes pasi përdhosi flamurin kroat dhe shau delegacionin e Kroacisë në Beograd, e cila çoi në tensionimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, më të ashprat këto pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavinë.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka deklaruar  se marrëdhëniet e Kroacisë dhe Serbisë tani janë dëmtuar, pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel.

Kliko në këtu për të shikuar videon./gazetametro.net.

 

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë