Loading…

Eskalon situata me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 12 viktima dhe 1085 të infektuar

  • 31/10/2020 | 20:29

Eskalon situata me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut: 12 viktima dhe 1085 të infektuar

1.085 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është dhe shifra më e lartë e regjistruar deri më tani që nga shpallja e pandemisë. I lartë është edhe numri i të shëruarve. Gjithsej 283 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 12 persona kanë ndërruar jetë. Janë kryer gjithsej 3 294 teste, edhe ky një tjetër rekord për sa i përket testimeve.


Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-447 raste, në Strumicë-80 , Kumanovë-69,  Dibër-9, Shtip-39, Prilep-60, Tetovë-62, Strugë-14, Veles-50, Manastir-28, Ohër-18, Kavadar-20, Gostivar-35, Gjevgjeli-29, Kriva Pallankë-10, Radovish-9, Krushevë-3, Koçani-13, Probishtip-10, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vallandovë-6, Vinicë-4, Delçevë-10 , Kratovë-4, Shën NIkollë-5, Kërçovë-30, Resnje-4, Negotinë-12.

Nga gjithsej 12 viktima, tre janë nga Shkupi (të moshës 67,68 dhe 52 vjeçare), një viktimë nga Kumanova (27), tre nga Prilepi (81,82 dhe 49 vjeç), dy viktima nga Tetova (87-77), një viktimë nga Manastiri (84), një nga Kavadari (67) dhe një viktimë nga Gostivari në moshën 65 vjeçare. Të gjitha viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore,

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 31.572 persona, prej të cilëve 20.731 janë shëruar, ndërsa 994 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 9847 raste aktive me Covid-19.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë