Loading…

Eskalon situata në Serbi: Protestuesit përleshen me policinë

  • 10/07/2020 | 23:28

Eskalon situata në Serbi: Protestuesit përleshen me policinë

Ditë me radhë protestat u përshkallëzuan në dhunë në Beograd e tani njoftohet se kanë nisur edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevac, dhe gjendja nuk është aspak e qetë, shkruan Gazeta Metro.


Protestuesit fillimisht dolën si reagim ndaj kthimit të masave të rrepta të izolimit por shpejt ju bashkëngjitën edhe opozita serbe dhe sipas raporteve të shumta edhe grupe të dyshimta huliganësh.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mbështetësve të opozitës sulmoi godinën e parlamentit, njoftojnë mediat serbe, në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës.

E policia serbe nuk është kursyer aspak ndaj protestuesve, duk përdorë ‘dorën e hekurt ndaj tre’.

Ndiqeni videon e protestës më poshtë:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë