KB Golden Eagle Ylli, ka mposhtur Rahovecin në ndeshjen e pestë të Playoffit, për të shkuar kështu në finale të Superligës së Kosovë në basketboll, shkruan Gazeta Metro.
Sot në Rahovec është zhvilluar ndeshja e pestë e Playoffit, ku klubi nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, doli fitues. Rezultati i ndeshjes finale ishte 72-85 në të mirë të suharekasve.
Kjo për Yllin është hera e parë në histori të klubit, si finaliste e Superligës së Kosovës.
Ndërkaq pas kësaj fitore, në Suharekë janë mbledhur qindra tifozë që janë edhe anëtarë të tifogrupit ‘Xhebrailat’.
Sipas një lexuesi të Metros, numri i pjesëmarrësve në këtë tubim është deri në 100 persona.
Nga videot që ka siguruar Metro, shihet se atje atmosfera është e jashtëzakonshme.
Kujtojmë që ky tubim i tyre është në kundërshtim me masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria. /gazetametro.net