Në Francë ka ndodhur edhe një sulm afër monumentit të famshëm parisian ku dy gra ishin sulmuar me thikë nga dy gra tjera me thika. Policia franceze dyshon se bëhet fjalë për sulm racist pasi viktimat janë dy gra myslimane, transmeton Gazeta Metro.
Policia franceze ka njoftuar se dy gratë myslimane janë sulmuar me thika nga dy gra që i kishin përcjellë sulmin me të shara. E shara që ishte dëgjuar nga gratë që i sulmonin gratë myslimane pas mosmarrëveshjes për qenë të pazgjidhur, “arabë të ndyrë”.
Policia për këtë sulm ka njoftuar tek pasi pamjet e sulmit dolën në publik si dëshmi të ngjarjes. Gratë e sulmuara po shëtisnin me familje, kur fëmijët e tyre, sipas dëshmisë ishin frikësuar nga qentë të cilët nuk ishin të lidhur.
Pasi ato i kishin lutur pronaret t’i lidhin, ato u sulmuan me thikë. Njëra prej tyre është plagosur në kraharor, e tjetrës i është operuar dora.
Kalimtarët kanë ndaluar njërën prej sulmueseve, e tjetra është arrestuar shpejt pas ngjarjes.
Franca ishte tronditur nga sulmim terrorsit nga një çeçen mysliman imigrant që kishte vrarë mësuesin francez duke i prerë kokën pasi ai e kishte diskutuar në klasë mësimi të lirinë e shprehjes duke ju referuar sulmit terrorist dhe karikaturave të botuara nga ta të profetit Muhamed. Vrasësi i mësuesit ishte qëlluar për vdekje nga policia franceze./gazetametro.net