Ish-futbollisti i njohur ka lavduar teknikun portugez.
Jose Mourinho gjatë verës morri postin e trajnerit të Romës ku fillimisht e nisi sezonin në mënyrë mjaft të mirë.
Megjithatë, në ndeshjet e fundit ‘Gjallorosët’ janë përballur me një rënie të dukshme të formës duke bërë që të mbeten prapa në tabelë.
Përkundër këtij fakti, Samuel Eto’o beson se Jose Mourinho është njeriu i duhur për të ndihmuar Romën të kthehet në krye në Itali.
“Ai është një femomen, është personi i vetëm që e shoh të aftë për ta bërë Romën kampionet pas gjithë kësaj kohe”, tha Eto’o shkurtimisht për gazetën ‘Marca’.
Eto’o e njeh mirë Mourinhon pasi punuar së bashku te Interi, kur fituan gjithçka që mund të fitohet në edicionin 2009/10.