Loading…

EULEX: Astrit Dehari është vetëvrarë

  • 30/11/2016 | 15:30

EULEX: Astrit Dehari është vetëvrarë

Misioni evropian për rend dhe ligj në Kosovë, EULEX, thotë se hetimet e autoriteteve të Kosovës si dhe autopsia lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, janë kryer në mënyrë të saktë dhe profesionale.


Përmes një komunikate për media EULEX shpreh mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë “për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në shërbimet korrektuese”, thuhet se ky mision ka monitoruar këtë rast dhe se iu beson të gjeturave të autoriteteve, duke lënë të nënkuptohet se versioni i publikuar nga Porkuroria se Astrit Dehari është vetëvrarë, është i saktë.

“Si pjesë e mandatit të tij, EULEX-i e monitoroi këtë rast dhe beson se hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme. Tri agjencitë përkatëse që kanë qenë të përfshira vazhdojnë t’i përmbushin obligimet ashtu siç pritet nga to. Nga rastet si ky gjithmonë nxirren mësime, ndërsa elementi më i rëndësishëm drejt përmirësimit është vënia në jetë e këtyre mësimeve”, thuhet në komunikatën për media.

“Ndonëse rrethanat janë të jashtëzakonshme, institucionet e Kosovës kanë zbuluar se Astriti ka qenë i vetëm në qeli në kohën kur ka ndodhur rasti. Këtë e konfirmojnë incizimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm.  EULEX-i i mbështetë të gjeturat dhe konstatimin logjik të nxjerrë prej fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve dhe autopsisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Por, EULEX nënvizon se Shërbimi Korrektues i Kosovës duhet të bëjë më shumë për të parandaluar incidentet si ky në të ardhmën.

“Megjithatë, gjithçka që lidhet me vdekjen e Astrit Deharit duhet të shërbejë për të rikujtuar se megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u përpjekur që të bëjë përmirësime, duhet të bëhet edhe më shumë në të ardhmen për t’i parandaluar incidentet si ky dhe humbje të jetëve tjera”, thuhet në komunikatë.

“EULEX-i e përshëndetë theksin e veçantë dhe përmirësimet e iniciuara nga Ministrja e Drejtësisë me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe transparencës në kuadër të sistemit të sundimit të ligjit. EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera të sundimit të ligjit që të ecin tutje në këtë drejtim”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë