Loading…

EULEX: Gratë në Kosovë përjetojnë dhunë të ndryshme

  • 25/11/2016 | 11:55

EULEX: Gratë në Kosovë përjetojnë dhunë të ndryshme

Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës kundër Grave, shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, përmes një deklarate ka shprehur përkushtimin e këtij misioni në fuqizimin e sundimit të ligjit kundër dhunës të bazuar në gjini.

Ajo i ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të forcojnë sundimin e ligjit kundër kësaj dhune, edhe pse Papadopolou thotë se EULEX-i, përmes strukturës së brendshme të Pikës referente për çështje gjinore, është i përqendruar që, me anë të trajtimit të nevojave dhe identifikimit të mangësive, t’i fuqizojë institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe t’i zhvillojë më tej aftësitë e tyre për shqyrtimin e rasteve të dhunës së bazuar në gjini.

Ajo në një deklaratë për media shkruan se EULEX do të nis disa trajnime në këtë drejtim.

“Me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të aftësive të institucioneve të Kosovës për hetimin forenzik të dhunës seksuale dhe të bazuar në gjini, në fillim të dhjetorit EULEX-i do të organizojë një punëtori për Policinë e Kosovës për prokurorët publikë në lidhje me përdorimin efektiv të teknikave hetimore forenzike gjatë shqyrtimit të rasteve të krimeve seksuale, ku përfshihen edhe dhunimet”, thuhet në këtë deklaratë të shefës së EULEX-it.

Papadopoulou konstaton se në Kosovë një numër tejet i madh i grave ende përjetojnë dhunë fizike, seksuale apo psikologjike.

“Dhuna e bazuar në gjini është shkelje e të drejtave të njeriut. Ajo ua mohon grave të drejtat themelore, dhe paraqet pengesë të madhe ndaj barazisë mes grave dhe burrave”, shkruan Papadopoulou.

EULEX-i e mbështetë fushatën 16-ditore të aktiviteteve kundër dhunës së bazuar në gjini, e cila fillon që nga sot, më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës kundër Grave, dhe vazhdon deri më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë