Loading…

EULEX’it i vazhdohet mandati deri në vitin 2023

  • 08/06/2021 | 22:06

EULEX’it i vazhdohet mandati deri në vitin 2023

Më 14 qershor mendohej se do të ishte dita e fundit e EULEX-it në Kosovë. Por, Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur që t’ia zgjasë misionin EULEX-it edhe për dy vite të tjera.


Në njoftim zyrtar nga Brukseli, thuhet se EULEX, do jetë i pranishëm këtu tutje nga 15 qershori 2021 deri më 14 qershor 2023.

Para të majme janë ndarë për misionin i cili në mes tjerash tani ia bën asistencën operacionale Policisë së Kosovës, në arrestimin e të dyshuarve të Gjykatës Speciale.

Për këta 24 muaj, evropianët do t’i kenë në dispozicion 173,693 e 683 euro.

“Nga kjo shifër, shuma e ndarë për EULEX-in në zbatimin e mandatit të tij, do jetë 57 milion e 900 mijë euro. Kurse 115 milion e 793 mijë euro janë për mbulimin e mbështetjes së procedurave gjyqësore të zhvendosura brenda një shteti anëtar “, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

EULEX-i sipas vendimit që e mban datën 3 qershor, do pësojë një ndryshim të madh gjatë periudhës së mandatit të shtuar dy vjeçar.

Të gjithë  detyrat që i ka në afrimin e ndihmes operacionale ndaj autoriteteve vendore në raport me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, duhet t’i bartë  te zyra e Unionit në Prishtinë dhe kjo deri më 31 dhjetor 2022.

Në Misionin e tij EULEX-i, po ashtu ofron mbështetje në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme e të pavarura të sundimit të ligjit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë