Anglia do të synojë që të regjistrojë fitoren e dytë radhazi këtë Kampionat Evropian, ku e pret në shtëpi, në stadiumin “Wembley”, Kombëtaren e Skocisë.
“Tre Luanët”, e filluan kampanjën e Euro 2020 me fitore minimale 1:0 kundër Kroacisë, kurse Skocia pësoi humbje prej 2:0 kundër Republikës së Çekisë, përcjell KosovaPress.
Fakt interesant është që kjo do të jetë ndeshja e 33 në stadiumin “Wembley”, ku në 32 prej tyre gjithmonë ka pasur gola.
Në Grupin D, Anglia zë vendin e dytë në tabelë me 3 pikë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë në vendin e parë, kurse Skocia pozicionohet e fundit me asnjë pikë.
Tek Kombëtarja e Anglisë në dyshim për t’u paraqitur është Jack Grealish, kurse tek Skocia, mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Kieran Tierney.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Mings, Shaw; Phillips, Rice, Mount; Sterling, Kane, Foden
Skocia (3-5-2): Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; O’Donnell, McTominay, Armstrong, McGinn, Robertson; Dykes, Adams
Grupi D
21:00 Anglia – Skocia (Stadiumi Wembley)