Loading…

Euro mund të zhduket brenda 10 vitesh

  • 17/01/2017 | 16:15

Euro mund të zhduket brenda 10 vitesh

Monedha e përbashkët europiane Euro mund të zhduket brenda dhjetë vitesh, në qoftë se nuk bëjnë reforma të rëndësishme ekonomike, thotë Emmanuel Macron,ish-ministër i i ekonomisë në Francë, transmeton gazetametro.net

“E vërteta që të gjithë duhet të pranojnë është se monedha euro është e paplotë dhe nuk mund të zgjasë pa reforma të mëdha”, tha Macron, i cili në zgjedhjet e ardhshme në Francë do të kandidojë si kandidat i pavarur për president.

Duke folur për pakënaqësitë e mëdha rreth monedhës së vetme evropiane, ai tha se problemi është se euro ka dështuar në Evropë për të marrë një “sovranitet të plotë ndërkombëtar dhe nuk është i shtyrë nga rregullat që, për shembull, zbatohen te dollari’, tha ai, duke shtuar se kjo ishte një diversiteti i dukshëm në shtetet anëtare.

Sipas mendimit të tij, Gjermania dhe Franca janë dy forca që janë në gjendje ta  ndryshojnë këtë situatë. Ai beson se Franca duhet të reformojë tregun e saj të punës dhe sistemin e detyrueshëm, në mënyrë që të ringjallë rritjen ekonomike.

French Economy and Industry minister Emmanuel Macron is pictured during a press conference following a meeting amid a crisis in France's agricultural sector in Paris on February 8, 2016.   French farmers have carried out a string of demonstrations for nearly two weeks against the falling prices of their products, demanding structural measures to strengthen price rates. / AFP / PATRICK KOVARIK        (Photo credit should read PATRICK KOVARIK/AFP/Getty Images)

Kur është fjala për Gjermaninë, Macron tha se për shkak të metave të euros, ajo aktualisht ka përfituar në kurriz të vendeve të varfra.

Si një avokat për zgjerimin evropian, Macron përmend mungesën e besimit mes Francës dhe Gjermanisë, e cila, sipas tij, po i pengojnë reformat e Eurozonës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë