Eduar Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl sot kanë kërkuar nga Gjorge Ivanov të respektojë vullnetin e shumicës së re parlamentare dhe të dorëzsojë mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoni.
Eurodeputetët kanë kërkuar edhe kapjen dhe dënimin e dhunuesve të Kuvendit të Maqedonisë.
Eduar Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl thonë gjithashtu se qeveria e re duhet të fillojë punë deri më fund të këtyre dy javëve duke i tërhequr vërejtjen presidentit Ivanov që mos të e pengojë këtë proces, i cili do të ishte i dëmshëm edhe në integrimin evropian të shtetit maqedon.
Gjorge Ivanov ka refuzuar të mandatojë qeverinë e re me në krye Zoran Zaev, për shkak se refuzoi marrëveshjen e tij me partitë shqiptare në Maqedoni. /gazetametro.net
ë