Loading…

Eurodeputeti austriak për liberalizimin: Edhe unë e kam humbur durimin, janë bërë shumë vonesa

  • 28/01/2023 | 21:12

Eurodeputeti austriak për liberalizimin: Edhe unë e kam humbur durimin, janë bërë shumë vonesa

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, gjatë një vizite studimore në Kosovë, mbajti edhe një konferencë me gazetarë.


Mandl tha se edhe vetë ai ka humbur durimin për vonesat që po i bëhen Kosovës për mosliberalizim të vizave, ndërsa theksoi se pret që kjo të bëhet sa më parë.

“Presim me padurim që të hyjë në funksion liberalizimi i vizave nga 1 janari i vitit 2024. Kemi parë që ky proces është shtyrë disa herë, prandaj ne do të kujdesemi që ky proces të realizohet. Është vonuar e shtyrë shumë – madje edhe unë e kam humbur durimin për këto vonesa”, tha ai.

Ndërsa, parlamentari tjetër austriak, Helmut Brandstatter, tha se duhet gjetur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe që pesë shtetet e Bashkimit Evropian ta njohin Kosovën.

“Duhet të ballafaqoheni me Serbinë dhe të gjendet një zgjidhe, gjithashtu duhet të gjendet një zgjidhje me pesë shtetet tjera të BE-së që ta njohin Kosovën, si vend normal në Evropë”.

Kurse, asamblisti në parlamentin e Vjenës, Hannes Taborsky tha se Kosovën e pret një e ardhme në mesin e shteteve të BE-së.

Kujtojmë, një ditë më parë Eurodeputeti Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë