Loading…

Eurodeputeti Vajgl: Referendumi, mundësia e fundit për Maqedoninë

  • 13/09/2018 | 12:43

Eurodeputeti Vajgl: Referendumi, mundësia e fundit për Maqedoninë

Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, ka tërhequr vërejtjen në lidhje me referendumin që do të mbahet në Maqedoni.


Ai ka thënë se tani është momenti kur të gjithë duhet të qëndrojnë në anën e njëjtë, transmeton gazetametro.net

Vajgl ka thënë se ky referendum mund të jetë mundësia e fundit për Maqedoninë për Integrim në BE dhe në NATO.

””Mendoj se tani është momenti kur të gjithë duhet të qëndrojnë në anën e njëjtë, në anën e interesit afatgjatë të Maqedonisë. Për këtë shkak është vështirë të besohet se sërish ndonjëherë do të tregohet një rast i tillë i volitshëm dhe se do të marrë mbështetje nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe në NATO. Nëse nuk ka sukses këtë herë druaj se ky është shansi i fundit”, thekson Vajgl.

Eurodeputeti gjithashtu ka kritikuar qëndrimin e opozitës në Maqedoni, të cilin nuk e sheh si pozitiv për vendin.

“Sa i përket palës tjetër, ata të cilët janë kundër Marrëveshjes, mendoj se ka mjaft qëndrime jotransparente, mjaft lojëra politike në këtë. E lexova kumtesën e fundit të VMRO-DPMNE-së. Për dallim nga PPE, anëtarët e së cilës janë edhe ata, VMRO-DPMNE edhe më tej insiston në qëndrim negativ dhe mendoj se kjo, për perspektivën dhe rolin e VMRO-së në politikën maqedonase nuk është e mirë”, thekson deputeti evropian. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë