Loading…

Eurodeputetja austriake e shqetësuar me këtë dukuri në Kosovë

  • 05/11/2021 | 14:18

Eurodeputetja austriake e shqetësuar me këtë dukuri në Kosovë

Në sesionin e dytë të punës të takimit të shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, u fol edhe për dhunën ndaj grave, dhunën në baza gjinore dhe femicidin në Kosovë, për çka u kërkua që të implementohet Konventa e Stambollit.

Eurodeputetja austriake, Bettina Vollath u shpreh e brengosur me nivelin e lartë të dhunës në familje, derisa tha se viktimat duhet të kenë qasje dhe mbështetje në shtëpitë të cilat i mbrojnë ato.

Ndonëse Kosova ka bërë pjesë të Kushtetutës të saj Konventën e Stambollit, sipas saj, implementimi i saj lë për të dëshiruar.

“Jam shumë e brengosur për nivelin e lartë të dhunës në familje, dhunës në baza gjinore dhe femicidin në Kosovë. Vendi im, Austria, dy vitet e fundit ka pasur nivel të një dhune të tillë dhe jam e vetëdijshme për urgjencën e këtij problemi. Gjatë pandemisë, një pjesë e madhe e jetës është zhvilluar brenda katër mureve dhe situata e grave që janë ballafaquar me dhunë edhe para pandemisë është përkeqësuar. Më vjen mirë që Kosova e ka ndryshuar Kushtetutën dhe e ka bërë pjesë të saj Konventën e Stambollit, mirëpo jam e brengosur që ligjet dhe sistemi legjislativ nuk është përafruar me Konventën e Stambollit. Duhet të implementohet Konventa e Stambollit në Kosovë”, tha Volltah.

Volltah shprehu brengën e saj edhe për të drejtat e pakicave të marxhinalizuara, romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve.

Ajo tha se këto grupe akoma ballafaqohen me diskriminim në jetën e tyre të përditshme, derisa theksoi se të gjithë fëmijët e minoriteteve duhet të kenë qasje të barabartë në arsim dhe në shoqëri.

Deputeti Brahim Sabani tha se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë masa për arsimimin e fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë