Loading…

Eurodeputetja e ashpër me Vucic’in: Gënjeve për rastet me koronavirus

  • 08/07/2020 | 16:13

Eurodeputetja e ashpër me Vucic’in: Gënjeve për rastet me koronavirus

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka akuzuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vucic, për manipulimin që shteti i Serbisë ka bërë shifrat rreth koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Von Cramon ka reaguar ashpër rreth protestave e brendshme në Serbi, ku kishte përplasje në mes të qytetarëve dhe policisë serbe.

Ajo ka thënë se Vucic ka gënjyer rreth rasteve me koronavirus me qëllim të përfitonte para zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan javë më parë.

“Duket se Vucic gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.

Von Cramon komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë