Loading…

Eurodeputetja gjermane që mbështet Kurtin: Respektojeni vendimin e Kushtetueses, s’ka alternativë tjetër

  • 29/05/2020 | 10:51

Eurodeputetja gjermane që mbështet Kurtin: Respektojeni vendimin e Kushtetueses, s’ka alternativë tjetër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e cila është përkrahëse dhe mbështetëse e madhe liderit të VV’së, Albin Kurti, ka befasuar me reagimin e saj, shkruan Gazeta Metro.


Eurodeputetja gjermane e cila u bë zë i ashpër kohëve të fundit duke përkrahur Vetëvendosjen dhe kritikuar LDK’në, tani po mendon ndryshe.

Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, me anë të një postimi në Twitter, ajo ka thënë se ndryshimet duhet të kërkohen në zgjedhje e radhës.

Sipas saj, një reagim nga populli, mund të jetë i kuptueshëm, por nuk i zgjidh problemet.

“S’ka alternativë tjetër përpos pranimit të vendimit të Kushtetueses. Nëse dëshironi ndryshime politike, duhet t’i kërkoni në zgjedhjet e radhës. Një reagim nga “populli” mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit”, ka thënë Von Cramon.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të dekretit të presidentit Thaçi dhe hapi rrugën për formimin e qeverisë së re.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë