Loading…

Europa League mbetet ‘gojë hapur’ nga kjo skemë e FC Ballkanit nga goditja e lirë, nuk u ‘besojnë syve’ se si nuk hyri gol

  • 08/12/2023 | 12:32

Europa League mbetet ‘gojë hapur’ nga kjo skemë e FC Ballkanit nga goditja e lirë, nuk u ‘besojnë syve’ se si nuk hyri gol

Kanali zyrtar i ‘UEFA Europa League’, ka shpërndarë një video të kampionit të Kosovës, FC Ballkani, në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në kuadër të grupeve të ‘UEFA Conference League’. Nga ‘Eurpa League’, kanë mbetur të mahnitur me goditjen e dënimit të cilën e ekzekutoi Ballkani, por që nuk u besuan syve se si nuk u shënua gol, shkruan Gazeta Metro.


FC Ballkani me 30 nëntor ka zhvilluar ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në Air Albania Stadium. Mirëpo edhe pse humbi me rezultat 1-0, Ballkani bëri lojë të mirë dhe fati nuk ishte me të që të nxirrte së paku një pikë.

Në ndeshje Ballkani madje ekzekutoi edhe një skemë gjatë një goditje të dënimit, e cila për pak sa nuk u shënua gol. Kjo u ka rënë në sy edhe menaxherëve në ‘Europa League’.

Kanali zyrtar i ‘UEFA Europa League’, ka shpërndarë videon e Ballkanit, duke shprehur habinë se si nuk hyri gol nga kjo goditje. /gazetametro.net

@europaleague Imagine if this went in 😳 #ConferenceLeague #UECL #freekick ♬ original sound – BANER-SONG

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë