Lideri i Partisë Liberale Demokrate serbe (LDP), Cedomir Jovanovic ka folur për gazetën serbe “Blic” për çështjet aktuale politike në Serbi, në mes tjerash edhe për çështjen e Kosovës si dhe për përpjekjet e Serbisë në euro integrime. Në vazhdim lexoni pjesën e intervistës që ua sjellë Gazeta Metro, e cila ka të bëjë me këto tema, ku ndër të tjera liberali serb Jovanovic, flet edhe për orientimin pro rus të Serbisë.
“Nëse Vucic dëshiron të jetë në kuadër të Evropës atëherë duhet ta ngritë çmimin. Ata nuk donë shtatë milionë serb të cilët e donë Rusinë më tepër se veten. Evropa nuk e do vendin pa industri farmaceutike, kimike elektronike dhe teknologjike. Ata nuk donë vendin pa sektor të fortë privat, vendin në të cilin gazetarët vështirë se po mbijetojnë, ndërsa mediet po luftojnë me falimentim. Duhet të themi: Dëshirojmë të hyjmë në Evropë dhe jemi të gatshëm ta paguajmë çmimin. Përse nuk themi: në rregull, do ta zgjedhim atë Kosovë. Pa kurrfarë dredhie.
Në pyetjen se si do ta kishit zgjidh ju këtë, Jovanovic përgjigjet:
“Unë kam thënë se Kosova është absolutisht e pavarur nga Serbia. Në çdo aspekt. Lidhja e vetme që në këtë moment ekziston është marrëzia politike e cila ka mbijetuar dhe tani ushton, helmon dhe po e kosovizon vet Serbinë.
Thoni se Serbia duhet formalisht ta njehë Kosovën?
“Kjo nuk bënë tani. Ajo njohje duhet të jetë prova e fundit e pjekurisë sonë dhe mençurisë politike. Liderët duhet t’i thonë vendit të vërtetën. Aq më bën se çfarë mendon Iriniej (patriarku), ai me siguri nuk mendon në fëmijët e mijë kur na kandidon vitin 1389 të ri. Më intereson përse ka heshtur në kohën e Milosevic’it. Përse ka heshtur në fund të viteve 80’ta dhe 90’ta kur i kemi shkelur shqiptarët me tanke nëpër Kosovë. Përse sot gënjejnë mbi krimet të cilat i kemi bërë dhe prej fëmijëve tanë po krijojnë kriminelë të rijnë? Përse ai nuk shkon në Srebrenicë dhe atje të gjunjëzohet? Më lehtë e ka të manipulon me popullin e turpëruar./gazetametro.net.