Loading…

Eurostat: Turizmi shqiptar u rimëkëmb pas pandemisë

  • 16/11/2021 | 18:02

Eurostat: Turizmi shqiptar u rimëkëmb pas pandemisë

Një raport i publikuar nga Eurostat që përllogarit kohëzgjatjen e qëndrimit të turistëve në struktura akomoduese, tregon për një rimëkëmbje të këtij sektori në Shqipëri, edhe më të shpejtë krahasuar me vendet e rajonit.


Kështu në 6 muajt e parë të këtij viti u regjistruan 719 mijë net – qëndrime, vetëm 11% më pak se sa e njëjta periudhë në vitin 2019. Ekspertët e turizmit shohin favorizuese masat lehtësuese gjatë pandemisë.

“Ka qenë një sezon i mirë, edhe pse pak i rrëmujshëm, po thuajse i jemi afruar niveleve të 2019-ës”.

Por problem sipas ekspertëve mbetet informaliteti në strukturat akomoduese që nuk lejon një pasqyrim të situatës reale.

“Nga rreth 3000 struktura akomoduese që janë në booking, pra edhe apartamente, dhoma, diku tek 600 apo 700 prej tyre janë të regjistruara, që do të thotë pjesa tjetër nuk paguan taksa, nuk raportojnë për qëndrimet. Problemi i informalitetit vijon të jetë prezent”.

Sipas Eurostat krahasuar me vitin e pandemisë, numri i netëve të kaluara në objektet e akomodimit turistik gjatë sezonit veror u rrit pothuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë