Loading…

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem, më shumë se vitin 2024

  • 10/06/2026 | 15:13

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem, më shumë se vitin 2024

Bota përjetoi këtë vit majin e dytë me temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në nivel botëror.


Agjencia e BE-së që monitoron ndryshimet klimatike, Copernicus, bëri me dije në buletinin e saj mujor se Europa u godit nga një valë e pazakontë të nxehti, ndërsa paralajmëroi se dukuritë ekstreme të motit po kthehen në një realitet të ri në kontinentin e vjetër.

Termometri shënoi temperatura rekord në Britani, Francë, Irlandë dhe Portugali muajin e shkuar, kur e ashtuquajtura kupolë e të nxehtit me ajër të ngrohtë nga Afrika e Veriut i çoi temperaturat mbi nivelet normale në Europën Perëndimore.

“Maji 2026 u karakterizua nga një kalim tejet i shpejtë nga kushte ku temperaturat ishin më të ulëta se mesatarja, tek një nga valët më intensive të të nxehtit që është vënë re ndonjëherë në këtë periudhë në Europë”, shkruhet në buletinin e Copernicus, ku vihet në dukje fakti se termometri shënoi deri në 40 gradë Celsius në pjesë të mëdha të Europës, çka pati një ndikim të ndjeshëm tek njerëzit, por edhe tek të korrat dhe ekosistemet, që patën shumë pak kohë për t’u përshtatur me këto temperatura.

Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe arriti në 15.81 gradë Celsius, e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas majit të 2024-ës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë