Loading…

Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit

  • 11/10/2026 | 15:38

Evropianët mbështesin Zelenskyn pas vendimit të Trumpit

Udhëheqësit evropianë e kanë ritheksuar mbështetjen e tyre për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i lehtësuar kufizimet ndaj eksportit të naftës dizel të Rusisë, dhe thirrjes së tij për ndryshimin e udhëheqjes në Kiev.


Deklaratat e tyre vijnë në një kohë kur Rusia dhe Ukraina po shkëmbejnë sulme me dronë, ndërsa sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase kanë shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

Pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 9 tetor, Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për lehtësimin e kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës dizel. Në kuadër të saj, Departamenti amerikan i Thesarit autorizoi disa transaksione deri më 7 prill 2027.

Më 10 tetor, Trump tha se Ukraina duhet ta “gjejë një udhëheqës të ri”, duke e fajësuar Zelenskyn për mungesën e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë