Loading…

EXIT përsëri në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë

  • 12/12/2016 | 15:55

EXIT përsëri në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë

Tetë vite radhazi, EXIT u rankua në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë dhe atë në kategorinë kryesore të  “European Festival Awards”, për festivalin më të mirë Evropian.

Bazuar nga më shumë se një milion votues nga mbi 60 vende, EXIT ka konfirmuar statusin e saj si një nga festivalet kryesore evropiane, ku ka qenë në konkurrencë të ashpër me gjigandët e tjerë si: Glastonbury e Britanisë, Roskilde nga Danimarka dhe Tomorrowland nga Belgjika.

“EXIT Adventure” shënon një tjetër sukses të madh për shkak se festivali i saj “Revolucioni në Timishoara” ka hyrë në finale dhe atë në dy kategori. Duke gjykuar nga përvoja e “Sea Dance Festival”, e cila fitoi çmimin në vitin 2014, çmimi “Oscar” për EXIT Adventure këtë herë mund të vie në Timishoara, për shkak të festivalit të “Revolucionit”, ku është nominuar edhe në kategorinë “Best New Festival”.

Gjithashtu, drejtori i programit dhe bashkë-themelues i festivalit EXIT, Ivan Milivojev, është nominuar në kategorinë për përsosmëri dhe angazhim, (Award for Excellence and Passion).

Fituesit janë votuar nga publiku nga e gjithë Evropa, së bashku me jurinë e EFA, e përbërë nga individë të shquar nga bota e industrisë së festivalit, lista e të gjithë finalistëve mund të gjendet në faqen zyrtare të EFA. EXIT këtë çmim e ka fituar në vitin 2013 dhe në çdo vit pasues ishte ndër tre të parët, ndërsa Sea Dance fitoi çmimin prestigjioz në vitin 2014,në edicionin e tij të parë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë