Loading…

FA Cup: Formacionet zyrtare: Man City vs Arsenal

  • 27/01/2023 | 20:41

FA Cup: Formacionet zyrtare: Man City vs Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen ndërmjet Manchester City dhe Arsenal.


Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i super përballjes mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, e vlefshme kjo për 1/16-ën e finales së FA Cup.

Të dy skuadrat regjistruan fitore në ndeshjet e fundit, ku City e mposhti Wolves me rezultat bindës 3:0, kurse Arsenali e mposhti 3:2 Manchester Unitedin, raporton lajmi.net.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të vitit të kaluar, ku asokohe City shënoi fitore si mysafirë me rezultat të ngushtë 2:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, shqetësimi i vetëm për ekipi e Pep Guardiolës do të jetë Phil Foden, i cili mbetet të shihet nëse do të luaj sot për shkak të një lëndimi të vogël, kurse për Mikel Artetën mungojnë Reiss Nelson, Gabriel Jesus, Cedric Soares dhe Mohamed Elneny.

Më poshtë formacionet zyrtare:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë