Kompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, njofton se fabrika e saj në Wolfsburg, Gjermani, ka prodhuar veturën e 45 miliontë me etikën “VW”.
Vetura e 45 miliontë është Golfi, por duhet theksuar se në këtë fabrikë prodhohet edhe modeli Golf Sportsvan, Touran dhe Tiguan.
Në këtë fabrikë janë prodhuar 19 milionë Golf-a (të gjitha gjeneratat së bashku), në vendin e dytë është modeli Beetle me 12 milionë, në të tretën Polo me 3 milionë, në të katërtën Tiguan me 2.6 milionë, si dhe në vendin e pestë është VW 1500/1600 me 2.5 milionë njësi.