Loading…

Fabrizi: Status quo-ja e paqëndrueshme, të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse

  • 06/06/2019 | 13:13

Fabrizi: Status quo-ja e paqëndrueshme, të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse

Pa vonesë është e nevojshme të gjendet zgjidhje mes Beogradit e Prishtinës, e cila do të ishte në dobi të qytetarëve në regjion, ka thënë shefi i Delegacionit të Bashkimit Rvropian në Serbi Sem Fabrizi, transmeton Gazeta Metro.


Fabrizi, duke përsëritur qëndrimin se BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë dhe mbështesë, u është referuar fjalëve të Federica Mogherinit se “status quoja qartas nuk është e qëndrueshme”.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse do t’u hapë rrugë investimeve të mëtejme, rritjes ekonomike e punësimit. Përmbajtjen e saj, e cila do të përfshijë çështjet e pazgjidhura, duhet ta përcaktojnë të dyja palët”, ka thënë Fabrici për “Novi magazin”-in serb.

Fabrizi ka thënë se përmbajtja e marrëveshjes zgjidhja e të cilës “nuk mund të imponohet së jashtmi”, duhet në tërësi të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe trshëgiminë juridike të BE-së, si dhe të ketë mbështetje në regjion, “duke pasur parasysh nevojat për prosperitet dhe avancim të prekshëm në rrugën evropiane të të dy palëve”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë