Rregullatorët e BE-së kanë akuzuar Facebook-un për sigurimin e informacioneve mashtruese dhe të gabuara që prej marrjes së 15.4 miliard dolarëve me Whatsapp në vitin 2014.
Ata pretendojnë se Facebook me dashje ose nga pakujdesia ka dorëzuar informata të rrejshme gjë që është kundër rregullave të BE-së.
Ky rrjet social është bërë targeti i fundit i shefës antitrust Margrethe Vestager, e cila kërkoi që apple të paguaj 11.4 miliard dollar taksa në Irland dhe goditi Google me dy hulumtime të abuzimit të tregut, transmeton gazetametro.net.
Çështja ka të bëjë me një ndryshim në ‘policy privacy’ në Whatsapp, kur u tha se do të ndajë disa numra me disa përdorues të Facebook.
Komisioni ka thënë se Facebook ka treguar se do të ishte e pamundur që të përshtateshin llogaritë e përdoruesve të dy kompanive.
Duke folur për akuzat, Ms Vestager tha se “Komisioni paraprakisht do të shohë nëse Facebook na jep neve informacione të rrejshme përgjatë hulumtimit’./gazetametro.net