Loading…

Facebook e pranon: Kemi bërë diçka të tmerrshme ndaj përdoruesve

  • 14/08/2019 | 11:26

Facebook e pranon: Kemi bërë diçka të tmerrshme ndaj përdoruesve

Microsoft, Google, Apple dhe Amazon, e kanë pranuar se në javët e fundit e kanë dëgjuar zërin e njerëzve, qoftë nga asistenti virtual apo edhe nga thirrjet në telefonat e mençur, transmeton Gazeta Metro.


Tani çuditërisht, Facebook gjithashtu është bashkuar në radhët e tyre dhe ka pranuar se ka përdorur kontraktues për të dëgjuar zërat e përdoruesve.

Bloomberg raporton se kompania ka kërkuar nga kontraktorët e saj që të transkriptojnë bisedat zanore, në mënyrë që të vlerësojnë saktësinë e sistemeve të njohjes së zërit.

Raporti sugjeron që disa prej kontraktuesve të vetë Facebook-ut mendonin se puna e tyre ishte joetike, pasi ata nuk ishin të vetëdijshëm se cili ishte burimi i këtyre regjistrimeve dhe sepse përdoruesit nuk ishin informuar se palët e treta do të kishin qasje në të dhënat e tyre.

Ndërsa politika e përdorimit të të dhënave të kompanisë përmend që “sistemet automatikisht përpunojnë përmbajtjen dhe komunikimet që ju dhe të tjerët ofroni për të analizuar kontekstin”, nuk përmendet për rishikimin njerëzor të përmbajtjes së audios.

Facebook këmbënguli që vetëm ata që pranuan, kishin audiot e tyre të transkriptuara nga programi.

Kompania gjithashtu i tha Bloomberg se kishte ndaluar praktikën një javë më parë.

E gjithë kjo vjen në kontekstin e një bllokimi të vazhdueshëm të skandaleve të privatësisë të lidhura me kompaninë.

Vetëm skandali i Cambridge Analytica ka rezultuar që kompania të përballet me gjobë shumë milionëshe nga organe të ndryshme rregullatore, përfshirë një marrëveshje prej 5 miliardë dollarësh me FTC për shkelje të privatësisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë