Loading…

Facebook është kompani mediatike

  • 22/12/2016 | 19:07

Facebook është kompani mediatike

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg duket se ka pranuar më në fund se rrjeti social është një kompani medatike, por “jo një kompani tradicionale mediatike”.


Në një video çat, me Sheryl Sandberg, Zukcerberg thotë: “Facebook është një lloj i ri platforme. Nuk është një kompani tradicionale teknologjike. Nuk është një kompani mediatike tradicionale. Ne e dimë se ndërtojmë teknologji dhe ndihem përgjegjës se si ta përdorim. Ne nuk shkruajmë lajme që njerëzit ti lexojnë në platformë. Por në të njëjtën kohë ne e dimë se bëjmë shumë më shumë se shpërndarje e lajmeve, dhe jemi pjesë e rëndësishme e debatit publik”.

Ndërsa përdoruesit prej kohësh thonë se Facebook është një kompani mediatike, pasi shpërndan lajme dhe ushtron gjykimin editorial, Zuckerberg më herët ka qënë i lëkundur për ta quajtur Facebook një kompani teknologjike.

Shqetësimi mbi influencën e Facebook erdhi pas fokusit tek lajmet e rreme që u shfaqën dhe impaktin në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë