Një virus i pazakont në facebook i ka etiketuar shumë njerëz si të vdekur. Virusi të premten ka bërë që disa përdoruesve që janë gjallë t’ju shfaqet shiriti memorial.
Shkaku i kësaj përdoruesit publikuan statuse që të lajmrojnë familjaret e tyre qe ata janë ende gjallë.
“Ky ka qenë një error i tmerrshëm dhe ne e rregulluam atë, dhe na vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur”, ka thënë një zyrtar i kompanisë Facebook, transmeton gazetametro.
Mesazhi i cili është i destinuar të paraqitet në profilet përkujtuese, papritmas u paraqit në profilet e një numri të madh përdoruesish përfshirë edhe facebook-un e vet Mark Zuckerberg-ut.
“Ne shpresojmë se ata të cilët e duan Markun të gjejnë ngushëllim dhe të festojnë për jetën e tij” thuhej në shiritin memorial në faqen e tij.
Disa nga përdoruesit e Facebook, këtë problem e kanë kthyer në humor./gazetametro.net