Loading…
Facebook me kriptovalutë të re, pagesat bëhen më lehtë se tekst mesazhet
  • 18/06/2019 | 15:51

Facebook me kriptovalutë të re, pagesat bëhen më lehtë se tekst mesazhet

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra, ata njoftuan se transaksionet do të jenë më lehtë se tekst mesazhet, transmeton Gazeta Metro.


Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp. Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania.

Por, ka pasur shqetësime se si do të mbrohen paratë, dhe të dhënat e njerëzve, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e mundshme të monedhës, derisa dihet se shteti amerikan dhe Zyra Federale e Tregtisë së SHBA’ve është duke hetuar Facebook për shkelje të privacisë së përdoruesve. Në bordin e Facebook ishte deklaruar se i kanë gati 3 miliardë dollarë për dënimin që pritet.

Facebook tha se Libra do të menaxhohet në mënyrë të pavarur, dhe se pagesa me të do të ishte po aq e lehtë sikurse shkëmbimi i mesazheve. Një kuletë digjitale e quajtur Calibra do të përmbajë vleraën dhe do të menaxhojë me monedhën e përdoruesve.

Për sektorin e pagesave kjo është goditja e rradhës që bëhet nga një gjigant i teknologjisë, pasi më parë të njëjtën e kishin bërë kompanitë Google Pay, Apple Pay dhe Samsung Pay – edhe pse asnjë nga këto shërbime nuk bazohet në një monedhë digjitale.

Ky projekt ambicioz, ka që thonë megaloman, i krijimit të të një monedhe digjitale globale, kjo është jo vetëm e ardhmja e Facebook por edhe e parasë. Kjo iniciativë ka bërë bashkë grupe të mëdha financiare si Paypal dhe Visa, po ashtu edhe si Uber e Lyft dhe kompani investive të mëdha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë