Loading…
Facebook me ndryshime, mund të bashkoj News Feed dhe Stories
  • 16/04/2019 | 14:37

Facebook me ndryshime, mund të bashkoj News Feed dhe Stories

Facebook duket se po teston një mënyrë të re për të parë përmbajtjen në Faqen Kryesore dhe storiet në rrjetin social. Kompania mund të shkrijë përmbajtjen nga dy burimet në një faqe të vetme, që është e palëvizshme.

Kjo është zbuluar nga inxhinierja e softuerit, Jane Manchun Wong, e cila shpesh zbulon veçoritë e reja që janë duke u përgatitur.

Ajo zbuloi se Facebook po provon këtë format të ri dhe ka ndarë një GIF në Twitter të saj që tregon faqen e lajmeve në një format jo ndryshe nga ajo për storiet.

Pra, nëse ky ndryshim zbatohet, përdoruesit do të jenë duke lëvizur ose duke kërcyer nga e majta në të djathtë në mënyrë që të shohin përmbajtjen në krahasim me lëvizjen nga maja në fund ashtu siç bëjnë tani.

Facebook, si shumë kompani të tjera të internetit, rregullisht teston gjëra të reja kështu që nuk do të thotë se kjo është një punë e kryer, tani për tani.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë