Loading…

Facebook Messenger me dy veçori të reja

  • 23/03/2017 | 17:40

Facebook Messenger me dy veçori të reja

Facebooku është duke shtuar dy veçori të reja te Messengeri, Reagimet dhe Përmendje.

‘Reactions’ i mundëson përdoruesve të përgjigjen në një mesazh të caktuar me emotikone të ndryshme (vetëm mban shtypur mesazhin dhe zgjedh reagimin, sikurse te fotografit në Facebook), ndërsa te Përmendjet mundësohet që të etiketohet dikush brenda një grupi të Messengerit, duke i dërguar njoftim automatikisht përdoruesit të etiketuar.

Të gjithë në grupin e bisedës mund të shohin reagimet, njëjtë sikurse në postimet tradicionale që bëhen në Facebook.

Messengeri po ashtu ka shtuar një emotikon të ri në veçorinë e reagimeve. Aty është gishti që simbolizon kundërshtim, por kompania nuk i ka vënë emrin ‘dislike’ por vetëm JO.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë