Loading…

Facebook në kërkim të një kundërterroristi

  • 15/11/2016 | 11:02

Facebook në kërkim të një kundërterroristi

Facebook është duke kërkuar një analist kundërterrorist në Uashington.

“Kandidati duhet të jetë përgjegjës të na ndihmojë për të identifikuar mjetet, taktikat dhe infrastukrurën e fundit të përdorur nga terroristët të cilat dëmtojnë facebook-un dhe ekosistemin”, thuhet në reklamën e punës.

Kjo kërkesë vie shkaku që ekstremistët kohët e fundit kanë përdorur rrjetet sociale si platformë për të dokumentuar sulmet dhe sulmet ekstremiste, transmeton gazetametro.net.

Drejtori ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg tha se në fund të fundit shpreson se platforma e tij do të ndihmojë në ndërprerjen e qëllimeve të ekstremistëve.

“Unë besoj se e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të luftuar kundër atyre të cilët po mundohen të na ndajnë është të krijojmë një botë në të cilën mirëkuptimi dhe ndjeshmëria të përhapen më shpejt se urrejtja”, ka shkruar Zuckerberg./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë