Loading…

Facebook nis projekt të ri, ja se për çfarë bëhet fjalë

  • 14/01/2017 | 21:34

Facebook nis projekt të ri, ja se për çfarë bëhet fjalë

Rrjeti social i njohur botërisht, Facebook ka nisur “projektin gazetaresk”, ku për qëllim ka të parandalojë publikimin e lajmeve të pasakta në platformën e saj dhe të rrisë bashkëpunimin me sektorin e mediave.


Facebook ka qenë në qendër të kritikave për shkak të publikimit të lajmeve të pasakta gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në nëntor të vitit të kaluar.

Drejtori i prodhimit në Facebook, Fidji Simo deklaroi se seriozisht i shqyrtojnë lajmet të cilat publikohen në rrjetin social, duke shtuar se obligim i Facebook-ut është që të sigurojë hapësirë të shëndoshë për shpërndarjen e lajmeve dhe informacionit, transmeton gazetametro.net

“Sot prezantojmë një program të ri, qëllimi i së cilës është që të forcojmë lidhjet midis Facebook-ut dhe sektorit të medias. Në periudhën e ardhshme do të punojmë me përfaqësuesit e medias dhe të diskutojmë rreth asaj se çfarë mund të bëjmë, që në këtë periudhë dixhitale klientëve tanë t’u ofrojmë informacione të sakta”, tha Simo.

Ai theksoi se Facebook në periudhën e ardhshme do të punojë në zhvillimin opsioneve të fotografisë dhe videos 360 shkallësh, transmetimit të drejtpërdejtë dhe opsionet ‘Instant Articles’, e cila mundëson qasje më të shpejtë në përmbajtjet. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë