Loading…

Facebook nuk ka lidhje me Trump’in

  • 01/12/2016 | 10:47

Facebook nuk ka lidhje me Trump’in

Pas kritikave që ka marrë kohëve të fundit Facebook-u, ka ardhur menjëherë edhe reagimi i  themeluesit të tij duke iu kundërpërgjigjur këtyre thirrjeve.

Që nga zgjedhja e Trump-it president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, facebook-ut i janë adresuar akuza të pafundme rreth mundësisë që ka ndihmuar zgjedhjen e presidentit të Amerikës.
Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg javën e kaluar iu përgjigj kritikave duke e mohuar mundësinë se kjo kompani e ka ndihmuar Trump-in të zgjidhet president.

“Postimet në facebook rreth kësaj qështjeje kanë qenë lajme të rreme. Duke e ditur sesa postime bëhen në ditë në këtë anë është e pamundur t’u përgjigjemi secilit, mirëpo se a ka të bëj facebook-u me Trump-in, kjo nuk është e vërtetë, sepse ne nuk e kemi mundësuar një gjë të tillë’’, ka thënë ai, transmeton gazetametro.net.

Për më tepër Zuckerberg ka thënë se Facebook-u është duke e sjellur një sistem të ri për sigurinë e të dhënave dhe burimin e secilit publikim, në mënyrë që t’u shpëtojnë këtyre akuzave të pavërteta, dhe përdoruesit të ndjehen të sigurtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë