Loading…

Facebooku mund të zgjatë jetën

  • 03/11/2016 | 14:02

Facebooku mund të zgjatë jetën

Ata që përdorin Facebookun janë 12% më pak të rrezikuar nga vdekja, krahas atyre që nuk janë përdorues të tij.

Ndikimi negativ i rrjeteve sociale në jetën tonë është përfolur shumë, mirëpo një studim i kryer së fundi sjell dritë mbi ndikimin pozitiv që përdorimi i tyre mund të ketë.

Ky studimi është kryer duke u bazuar në mbi 12 milion profile të përdoruesëve të rrjeteve sociale.

Këtu është thënë se përdorimi i Facebookut është i lidhur me norma më të vogla të vdekshmërisë, raporton New York Times.

Kjo sepse njerëzit me jetë aktive sociale kanë jetuar më gjatë sesa ata që kishin jetë me angazhim më të zbehtë në këto rrjete, transmeton gazetametro.net

Arsyeja prapa kësaj duket të jetë e thjeshtë; njerëzit me më shumë miq jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm.

Megjithatë, ky studim i realizuar nga universiteti i Kalifornisë, nuk ka arritur që ti heshtë kritikët e rrjeteve sociale, përkatësisht Facebook-ut. Ata akuzuan se Facebooku ishte i lidhur me këtë studim duke ndikuar kështu në gjetjet e tij. Mirëpo, këto u mohuan nga studiuesit. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë