Loading…

Facebook’u shkakton xhelozi dhe depresion

  • 13/02/2017 | 17:01

Facebook’u shkakton xhelozi dhe depresion

Një studim ka zbuluar se rrjeti social ‘Facebook’ është duke i bërë njerëzit të palumtur dhe ata që vuajnë nga ‘xhelozia përmes Facebook’ut ’ janë më të prirë të vuajnë nga depresioni.


Përdoruesit të cilët nuk e kishin përdorur për një javë këtë rrjet social kishin raportuar për më shumë kënaqësi në jetë dhe e kishin vlerësuar mirëqenien e tyre me nota të larta.

Eksperimenti i kryer nga Universiteti i Kopenhagës kishte përfshirë 1,095 njerëz, gjysmës prej të cilëve u ishte kërkuar t’i vazhdojnë shprehitë e tyre në Facebook0, transmeton gazetametro.net, ndërsa gjysmës tjetër u ishte kërkuar të mos hynë në Facebook për një javë.

Heqja dorë nga Facebook’u më së shumti kishin përfituar personat të cilët më herët kishin raportuar për nivele të larta të xhelozisë përmes Facebook’ut , pra ata që kishin tendencë t’i xhelozojnë aktivitetet e miqve të cilat i kanë postuar në rrjete sociale.

Është e vërtet se Facebook’u po na mundëson të komunikojmë më lehtë dhe më mirë se asnjëherë më parë, por njëkohësisht është duke shkaktuar dëme edhe në mirëqenien tonë përmes dukurive negative që i shkakton në të menduarit e njerëzve.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se aq më shumë kohë që personat e moshave 19–32 vjet i shpenzojnë në rrjete sociale, aq më të prirë do të bëhen për të vuajtur nga depresioni./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë