Loading…

‘Fajdet’ nga Monego dhe lute Credit për qytetarët vazhdojnë: Edhe 29.7 milionë euro janë borxhe

  • 21/01/2020 | 11:22

‘Fajdet’ nga Monego dhe lute Credit për qytetarët vazhdojnë: Edhe 29.7 milionë euro janë borxhe

Zyrat e tyre në Kosovë janë mbyllur, por telashet e qytetarëve me “fajdegjinjtë” e “IuteCredit” dhe “Monego” nuk kanë përfunduar ende. Atyre duhet ti kthejnë edhe 27.9 milionë euro bashkë me kamatat astronomike që i kanë marrë në këto dy institucione.


Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, këto para duhet të kthehen në pajtueshmëri me kushtet e kontratës të nënshkruara, shkruan infokusi.

“Vlera e kredive aktive në të dy ins itucionet deri në datën e revokimit të regjistrimit ishte 27.9 milionë euro. Këto mjete duhet të kthehen në pajtueshmëri me kushtet e kontratës të nënshkruara nga palët”, ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.

Sipas BQK-së, pavarësisht se “IuteCredit” dhe “Monegos” u është tërhequr licenca, paratë duhet ti kryejnë obligimet përndryshe çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit.

Si u “mashtruan” qytetarët?

“Iute Credit” dhe “Monego” janë dy institucione nanciare, të cilave Banka Qendrore e Kosovës ua tërhoqi licencat pasi ato shfrytëzuan mirë gjendjen e rëndë socio-ekonomike në Kosovë, për të tuar në kurriz të qytetarëve. Për më pak se një vit ato tuan miliona euro nga kosovarët që jetojnë me më pak se 2 euro në ditë.

Mënyra që zgjodhën për të bërë para, duket të ketë qenë një skemë mashtrimi, për çfarë edhe u ndëshkuan nga BQK-ja një vit më parë. Siç pati konrmuar drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare në BQK, Mentor Geci gjatë inspektimit të raporteve nanciare të këtyre dy institucioneve nanciare, kanë hasur në pa rregullsi të mëdha. Siç u mësua më vonë, në mesin e vitit të kaluar Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka zbuluar se luteCredit nuk ka bërë në bazë të ligjeve në Kosovë kalkulimin e normës së interesit për kreditë e lëshuar.

“luteCredit në disa raste ka dëmtuar kredimarrësit duke iu llogaritur normën e interesit më të lartë, duke mos i përdorë standardet e Kosovës për përllogaritjen e kredive”, pati raportuar Ora info, bazuar në burime të saj.

Sipas kësaj, ky institucion mikronanciar, joshte qytetarët me norma atraktive të interesit dhe kohën e shpejt të aprovimit të kredisë, por që në realitet norma u kalkulohej më e lartë se që u prezantohej klientëve.

Përse u mbyllën “Iute Credit” dhe “Monego”?

Për shkak të ankesave të klientëve për norma të larta, ishte aktivizuar Banka Qendrore e Kosovës të reagonte dhe ti dënonte këto institucione nanciare. Por, edhe pas kësaj, “Monego”, një institucion nanciar jobankar, aksionar i vetëm i të cilit në guron letonezi Aigars Kesenfelds, i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko dhe institucioni mikronanciar “Iute Credit Kosovo”, që për aksionar ka “As lute Credit Europe”, sipas krerëve të BQK-së, vazhduan të mos i zbatojnë rregullat.

Kështu edhe iu tërhoq licenca për operim. Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore, licenca u është tërhequr të dyjave, për shkak që nuk kanë zbatuar rregullat, në bazë të të cilave u ishte lejuar ushtrimi i veprimtarisë.

“Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë, këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”, ka thënë guvernatori Fehmi Mehmeti.

Sipas tij, devijimi më i rëndësishëm dhe më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi, të cilat kanë rezultuar të jenë shumësh më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë