Loading…

Fajëson Qeverinë për murin në Mitrovicë

  • 15/12/2016 | 13:29

Fajëson Qeverinë për murin në Mitrovicë

Direkt në vendin e ngjarjes, aty ku ka nisur ndërtimi i një muri në lumin Ibër në Mitrovicë ka dalë sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë vizitë, të cilën e ka bërë të ditur edhe për gazetametro.net, Haradinaj thotë se ‘Mitrovicës i duhen ura e jo mure’.

“Sot e vizitova Mitrovicën dhe e pash murin që ishte ndërtuar aty. Është e pakuptueshme se si mendësia provinciale e nacionaliste, në këtë kohë ndërton mure ndarëse. Më mirë do të ishte që ato mjete të ishin shpenzuar në ndërtimin, edhe të një ure në Mitrovicë, e cila do t’i duhet atij qyteti, atij komuniteti. Prishtina dhe Mitrovica, kanë nevojë të ndërtojnë më shumë ura, sepse fati ynë i përbashkët, janë urat e jo muret”, tha ai.

Tutje, Haradinaj thotë se Qeveria e Kosovës është shkaktari i ndërtimit të këtij muri.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të justifikohet me asnjë gjë, pse ishte shkaktari kryesor i ndërtimit të këtij muri, që tani po na harxhon kohë, nerva e mund që ta rikthejmë në një situatë të pranueshme. Ndërtimi i mureve nuk mund të jetë as në interesin e vetë komunitetit serb atje. Ata duhet të mos bien pre e politikave ekspansioniste e nacionaliste të Beogradit, apo të kujtdo tjetër, sepse e ardhmja e tyre është në Kosovë!. Kosova është një dhe e pandashme”, përfundoi Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë