Loading…

Fakte befasuese e të folurit me foshnjat

  • 20/10/2021 | 23:40

Fakte befasuese e të folurit me foshnjat

Kur të rriturit flasim me foshnja, të gjithë në mënyrë të natyrshme ndryshojnë tonin e zërit.

Ne përdorim fjalë më të thjeshta dhe fjali më të shkurta, po ashtu tingëllojmë më të ngazëllyer.

Toni apo lartësia e zërit ngrihet në fund të fjalisë.

Këto karakteristika të vecanta quhen IDS- ose e folura drejtuar foshnjave, dhe duket se janë karakteristika të secilës gjuhë.

Që nga barku i nënës, të vegjlit kanë mësuar mjaftueshëm, ashtu që kur lindin, bebet preferojnë zërin e nënës së tyre, para dikujt tjetër, dhe gjithashtu preferojnë gjuhën e tyre amtare, para ndonjë gjuhe tjetër.

Një studim për foshnjet po ashtu na tregon se, fëmijët pëlqejnë më shumë zërat më të lartë të prindërve apo të rriturve, se sa zërat më të ultë, transmeton Klankosova.tv.

Mirëpo studimi po ashtu tregon se në fakt bebet 5 muajshe, pëlqejnë më shumë zërat e bebeve tjera, në krahasim me të rriturit.

Kur dëgjonin një zë të fëmijës tjetër, foshnjet i kushtonin vëmendje 40% më gjatë, se sa zërat po ashtu të lartë, mirëpo të të rriturve.

Arsyeja duket se është për shkak të tingujve që vet fëmijët lëshojnë.

Studimet kanë treguar se toni i zërit të nënave, si dhe këndimi, mund të qetësojnë foshnjat, duke ulur nivelet e tyre të kortizolit, një hormon i prodhuar kur përjeton stres.

Kërkimet gjithashtu gjithnjë e më shumë sugjerojnë që foshnjat marrin dhe të reagojnë ndryshe ndaj toneve të zërit.

Mund të ndodhë që toni i përdorur kur flet me foshnjat mund t’u japë atyre informacion në lidhje me atë që folësi synon për ta dhe t’i motivojë ata të sillen në mënyra të caktuara.

Studimet kanë konfirmuar gjithashtu që foshnjat mund të bëjnë dallimin mes mesazheve pozitive dhe atyre negative në moshën pesë muajshe.

Ju mund të keni vërejtur, për shembull, se si bebet reagojnë kur dëgjojnë një “Jo” të mprehtë. për t’i paralajmëruar ata larg nga rreziku, ose sesi të folurit me një zë qetësues mund t’i qetësojë të vegjlit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë