Muhamed Ali është një ndër boksierët më të mëdhenj të boksit që ka njohur historia e sportit. Po të ishte gjallë, sot do të festonte ditëlindjen e 75’të.
Ali përveç aftësive të tij në ring njihet edhe për vlerat që ngërthen jashtë boksit si lirinë fetare, drejtësinë racore dhe triumfin e parimeve mbi përfitimet.
Ai është një ndër figurat të cilëve u janë dhënë mirënjohjet më të mëdha të sportit në 100 vitet e kaluara. Është kurorëzuar “Sportisti i Shekullit” nga Sports Illustrated dhe “Personaliteti i Shekullit në Sport” nga BBC.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte interesante nga jeta e tij:
1.Ai ka luftuar me krokodilët, gjithashtu është përballur edhe me një balenë.
2. Kishte frikë nga fluturimet, prandaj një herë ka refuzuar Lojrat Olimpike, për shkak se i është dashur të udhëtoj me avion
3. Mendohet se një medalje të artë e ka hedhur me qëllim në det, po e vërteta e deklaruar nga vet ai doli të jetë ndryshe, nuk e ka hedhur e ka humbur pa dashje
4. Muhamed Alidërsa ishte edhe muzikant
Ali ishte i njohur për aftësitë e tij në poezitë profetike, ai kishte dhe një talent të fshehur që shumë pak vetë janë në dijeni. Pak kohë pas ndeshjes së parë me kampionin Sonny Liston, Ali lançoi albumin e parë me Columbia Records të titulluar “Unë jam më i madhi”. Albumi përmbante poezitë e tij. Por albumet e tij nuk arritën sukses të madh. Kjo për shkak të konvertimit fetar dhe ndryshimit të emrit.
5. Ai liroi pengjet nga Iraku në vitet e ’90
6. Tre herë kampioni i botës për peshat e rënda ka disa fakte dhe histori të çuditshme.