Këngëtari dhe solisti i bendit Queen, Freddie Mercury, i lindur më 5 shtatorë të vitit 1946 në Zanzibar, Tanzani. Studioi piano në një shkollë në Indi dhe u shoqërua me shumë muzikantë të tjerë. Muzika e bendit të Mercury’t, Queen, arriti majat në SHBA dhe në Britani të madhe. Freddie, vdiq nga AIDS’i dhe pneumonia më 24 nëntorë të vitit 1991 në moshën 45 vjeçare.
Këto janë disa fakte interesante rreth jetës së tij:
1. Emri i tij i vërtetë ishte, Farookh Bulsara.
2. Në vitet e 80’ta, Freddie refuzoi një duet me Michael Jackson përshkak të prezencës në studio të “kafshën shtëpiake” të Jackson, një llama!
3. Ekziston një statujë e Freddie’t në Zvicër.
4. Freddy Mercury, kishte diplomë në Dizajn grafik dhe ai dizajnoi llogon e grupit të tij.
5. “Crazy little thing called love” është kënga e shkruar nga Freddie për vetëm 10 minuta, si tributë për Elvis Presley.
6. Princesha Diana njëherë ishte veshur dhe maskuar si mashkull vetëm që të shkojë në një bar të homoseksualëve me Freddie’n.