Loading…

Fakte për Drenasin

  • 02/12/2016 | 17:08

Fakte për Drenasin

Të dielën, me 4 dhjetor,  qytetarët e Komunës së Drenasit do të votojnë për kryetarin e ri të tyre.

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme kanë ardhur pas dorëheqjes se Nexhat Demaku, të cilit i është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Apelit për krime lufte. Demaku e ka lënë në gjysmë mandatin e tret të tij si kryetar i Drenasit.

Komuna e Drenasit është njëra nga komunat me numrin më të madh të familjeve që janë në asistencë sociale, ndërsa ka një buxhet prej 13 milionë euro.

Sipas Insitutit GAP, nga 15 premtime që iu dhanë qytetarëve të kësaj komune nga zgjedhjet e fundit, 40 për qind e tyre janë realizuar.

Komuna e Drenasit vlerësohet se ka rreth 60 mijë banorë të cilët jetojnë në 35 vendbanime. Për nga numri i banorëve, Komuna e Drenasi është e përafërt me komunën e Suharekës,  Lipjanit dhe të Rahovecit.

Kryetari i ri i Drenasit, për vitin 2017, para vetes do të ketë një buxhet prej 13 milionë e 141 mijë e 239 euro, që i bie se komuna do të ketë mbi 300 mijë euro më shumë në llogarinë e saj se sa që kishte në vitin 2016.

Sipas të dhënave të  KQZ-së, janë 2 mijë e 338 votues më tepër votuese së në krahasim me zgjedhjet e fundit, apo rreth 52 mijë e 569 votues me të drejtë vote.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), thonë 28 qendra të votimit do të jenë në dispozicion të votuesve në këtë komunë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë