Loading…

Fakte psikologjike, ja si ndikon dashuria e parë tek ju

  • 16/03/2023 | 15:18

Fakte psikologjike, ja si ndikon dashuria e parë tek ju

Ngulit kujtime të gjalla në trurin tuaj.


Dashuria e parë krijon kujtime që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj.

Dashuria juaj e parë bëhet një zgjatim i vetvetes.

Është një përvojë e thellë që zakonisht nuk mund të përsëritet pas një thyerje zemre dhe plagët e brendshme na mësojnë të mos i lëmë të tjerët të hyjnë aq thellë.

Dashuria juaj e parë krijon një masë me të cilin matni dashuritë e ardhshme.

Susan Andersen, një psikologe në NYU, thotë: “Marrëdhëniet e para të fuqishme mund të vulosin një strategji në mendjen tuaj që aktivizohet në ndërveprimet e mëvonshme”.

Ju ndihmon të përcaktoni se çfarë është dashuria.

Përvoja jonë e parë e të qenit i dashuruar me dikë që ju do është kaq e re dhe e panjohur sa që ju të dy duhet të eksploroni të panjohurën së bashku për të arritur një përfundim rreth çfarë është dashuria.

Dashuria juaj e parë formon ndjenjën tuaj të identitetit.

Nëse cilësia e marrëdhënies sonë është pozitive, ne zhvillojmë besimin dhe perceptimin se jemi tërheqës dhe të dëshirueshëm. Një përvojë negative, nga ana tjetër, mund të ketë efekte negative në vetëvlerësimin tonë.

Krijojnë një lidhje që zgjat gjithë jetën.

Gjatë dashurisë suaj të parë, truri juaj përfundon duke krijuar një lidhje të veçantë me atë ndjenjë dhe përvojë. Megjithëse shumë dashuri të para nuk funksionojnë për shkak të papjekurisë së marrëdhënies.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë