Loading…

Fakte rreth Steve Spielberg (Foto)

  • 03/01/2017 | 18:35

Fakte rreth Steve Spielberg (Foto)

Steven Spielberg i lindur më 1946, është regjisori që ka krijuar disa nga filmat më ikonikë të Hollyëood’it siç janë: Jaws, Jurassic Park, Saving Private Ryan, Schindler’s List, E.T, Lincoln etj.  Këto janë disa fakte interesante rreth jetës dhe karrierës së tij:


1. Asnjëherë nuk është paguar për filmin “Schindler’s List”
steven-spielberg-schindlers-list

Besoni apo jo, ky film është konsideruar si filmi bardh dhe zi më i shtrenjtë i xhiruar ndonjëherë. Por, Spielberg nuk ka pranuar që të paguhet për këtë film, ngase e ka cilësuar këtë gjë si “para të gjakosura” dhe ka thënë se e ke ka bërë këtë film për nder të viktimave në kampin nazistë Auschwitz.

2. Dy herë është refuzuar për regjinë e filmit “James Bond”
jamesbond

Njeriu që na e bëri të mundshme t’i shohim dinosaurët në televizion, është refuzuar dy herë për regjinë e filmit “James Bond”, por kjo ka ndodhur në fillim të karrierës së tij. Producentët e filmit ishin ata që e refuzuan. Spielberg thotë se përkundër refuzimit ai ende ka dëshirë t’i shikojë filmat e “James Bond”.

3. A e dini se kush është shfaqur më së shumti në filmat e Spielberg’ut?

2b18bd2a00000578-0-image-m-24_1438711663578

Tom Cruise? Richard Dreyfuss? Tom Hanks? Jo! Është qeni i Steven Spielberg’ut ai që ka marrë pjesë më së shumti në filmat e tij. Qeni i Steven është shfaqur në filmat “The sugarland Express”, “Close Encounters of the third Kind”, “1941” dhe “Jaws”.

4. Steven Spielberg e urren kafën
_85344338_dreamworksafp

Duket disi e çuditshme që një njeri të urrejë kafenë! Spielberg ka thënë “Unë nuk pi kafe, kurrë në jetë nuk kam pirë kafe, kjo është diçka që nuk e keni ditur për mua. E kam urryer shijën e saj që nga fëmijëria.”

5. Refuzoi “Harry Potter”-in
635768060124274054-gty-462351142-70365024

Steven Spielberg refuzoi regjinë e filmit “Harry Potter” duke thënë “Regjinë e këtij filmi unë e shoh si një tërheqje të miliarda dollarëve dhe vënien e tyre në llogarinë time personale. Nuk është sfiduese aspak!”.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë