Loading…

Fakti që dëshmon se Albini e ka me Shqipërinë, jo me Bregovicin

  • 19/08/2021 | 23:24

Fakti që dëshmon se Albini e ka me Shqipërinë, jo me Bregovicin

“Riblja Corba” është një grup muzikor serb, me tendencë të fortë nacionaliste kundër popujve të tjerë. Veçanërisht shqiptarëve. Nuk është i ngjashëm me Bregoviçin, sa i përket klasit muzikor, dhe as distancës që Bregoviç ka dëshmuar ndaj urrejtjes ndaj popujve të tjerë.


Shkruan: Mero Baze

E vetmja gjë e përbashkët e tyre është se po mbajnë koncerte në të njëjtën fundjavë, në dy shtete të ndryshme
shqiptare, njëri në shtetin e Kosovës, dhe tjetri në atë të Shqipërisë.

I pari, Bregoviçi, është sulmuar për koncertin në Shqipëri nga Kosova, pasi Albin Kurti organizoi një sulm politik që
mendon se dëmton qeverinë e Tiranës. Sot madje kishte dalur hapur me aktivistët e tij në Tiranë për të shkaktuar
trazira në Korçë.

Qëndrim, është se ata nuk e kontrollojnë komunën me shumicë serbe të Leposaviqit dhe aty serbët mund të bëjnë ç’të duan, por ata aman e “kontrollojnë” Bashkinë e Korçës dhe janë trima të bëjnë çfarë të duan aty.

Fakti që “Vetëvendosja” e Kurtit nuk ka asnjë thirrje kundër këtyre çetnikëve serbë që shkojnë këndojnë në shtetin e Kosovës, tregon se ata nuk kanë pasion të ngrihen kundër grupeve apo këngëtarëve që urrejnë shqiptarët.

Meqë ata ndjehen të turpëruar se nuk kontrollojnë dot shtetin e Kosovës, ata janë gati të bëjnë sikur nuk shikojnë e
nuk dëgjojnë çfarë bëhet.

Për ata kjo çeshtje nuk është as debat kulturor, as debat “patriotik”. Është thjesht debat politik kundër Shqipërisë.
Ata janë gati të edhe të shpikin, sikur një këngëtar është antishqiptar, vetëm që të sulmojnë Shqipërinë, ndërkohë që
nacionalistët serbë i lejojnë në shtetin e tyre.

Kaq e thjesht është e gjithë urrejtja e atij që tenton të nxisë dhunë në Shqipëri. Nuk urrejnë as serbët nacionalistë, as
muzikën e tyre nacionaliste.

Ata thjeshtë janë nën komandën e një njeriu që urrejtja ndaj Shqipërisë i ka verbuar sytë, pasi i duket sikur qeveria e
Tiranës, i ka zënë hisen e Diellit për të qenë Ajatollahu shqiptar në Prishtinë dhe ka lëshuar rrugëve ushtarët e tij të
hakmerren ndaj Korçës dhe Shqipërisë.

Ai që erdhi në pushtet me demek se shpëtoi Leposaviqin “që donte ta merrte Vuçiç përmes Thaçit”, tani po kërkon të qëndrojë në pushtet, duke ju premtuar kosovarëve se ka ardhur të mbrojë Korçën nga Bregoviçi, e jo Kosovën nga Leposavic.

Ky opinon është publikuar së pari në Gazetën Tema.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë