Loading…

Faktori ndërkombëtar me vetëdije shkelë Konventën e Kombeve të Bashkuara, me mos-ndëshkimin për Reçakun

  • Nga

  • ELBASAN OSMANI

  • 15/01/2022 | 16:50

Faktori ndërkombëtar me vetëdije shkelë Konventën e Kombeve të Bashkuara, me mos-ndëshkimin për Reçakun

Masakra e Reçakut është britma që detyroi faktorin ndërkombëtar të kthente sytë në Kosovë, ishte një mesazh i qartë që ajo e cila po interpretohej nga ish-regjimi nuk kishte të bënte me realitetin, ishte obligim që të sjellte dëshmitarët në vend-ngjarje. Ky krim makabër ishte shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Në të drejtën ndërkombëtare publike, gjenocidi konsiderohet si një nga krimet më të mëdha, që shpeshëherq “krim i krimeve”.


Shkruan: Elbasan Osmani

Sipas Nenit II të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1948, çështje që ka të bëjë me parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve të gjencidit, përkufizon këtë veprim si akt me qëllim të shkatërrimit tërësor apo të pjesshëm të një grupi etnik, racor apo fetar. Pra kjo Konventë e cila kodifikoi gjenocidin si një krim të pavarur sipas ligjit ndëkombëtar, obligohet që sipas nenit për parandalim dhe ndëshkim të marrë hapat e nevojshëm, pas konfirmimit si vepër gjenocidiale.

Sipas Artikullit 7 të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, përgjegjësia për gjenocid shtrihet tek ata që planifikuam, nxitën, urdhëruan, kryen, ndihmuan, nxitën në planifikim, përgatitje ose ekzekutim. Si individët juridik ashtu edhe ata fizik janë të denueshëm, bazuar në Artikullin 7, pika 2. Përgjegjësia ligjore shkon edhe më tej (ajo e shkruar). Pra, përgjegjësi penale mbajnë edhe ata që dinin ose duhej të dini për veprimet që nuk arritën ti parandalonin. Por, për cilën drejtësi po flasim?

23 vite pas, në kalendarin tonë shënjëzojmë datën 15 janar me ngjyrë të kuqe, ashtu siç ishte edhe në të vërtetë, i përgjakur e me shumë dhimbje. Çdo përvjetor , të gjithë ne vendosim nga një mbishkrim “Don’t forget Reçakun”, ndërkombëtarët që ishin prezent në masakër, japin për mediat tona nga një deklaratë rutinore në viber ose skype, spektri ynë bashkëndjen dhimbjen me familjarët e viktimave përmes ndonjë postimi apo interviste, siç bënë zakonshëm, ndërsa fajtorët jetojnë të lirë sikur të mos kishte ndodhë asgjë.

Jemi tërësisht të vetëdijshëm që forca jonë nuk mund të matet as me shtetet më të dobëta që kanë kaluar fazën tranzicionale, mirëpo nese ne nuk dijmë, edhe ata bëhen sikuse asgjë nuk dijnë. Ne kurr nuk u thamë që me mos-ndëshkimin e krimeve të Kosovës, po shkelni atë që keni krijuar vetë. Filozofi gjerman Immanuel Kant thoshte: “Në ligj, një njeri është fajtor kur shkel të drejtat e të tjerëve. Në etikë ai është fajtor edhe nëse vetëm mendon ta bëjë këtë”. Prandaj denimit nuk do të duhej ti shpëtonin as ata që menduan ta bëjnë këtë vepër, lëre më ata që vepruan!

(Autori është studiues dhe njohës i politikave të jashtme)

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë